Kryeministri: Nuk kemi biseduar me PDK-në për prishje të koalicionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri: Nuk kemi biseduar me PDK-në për prishje të koalicionit

    Insajderi
    18 April 2017 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se me partnerin e koalicionit, PDK-në, nuk është diskutuar për prishje të koalicionit.

    Mustafa, sot gjatë inaugurimit të punimeve për zgjerimin e rrugës për Veternik, ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme.

    Ai me këtë rast, edhe pse nuk i ka mohuar ato, ka thënë se me PDK-në, nuk kanë folur për prishje të koalicionit.

    “Nuk kemi biseduar për prishje të koalicionit. Demarkacioni duhet të jetë përgjegjësi e deputetëve të Kosovës që mos t’i mbajnë qytetarët e Kosovës të izoluar dhe mos të veprojnë sipas tekeve të tyre”, ka thënë Mustafa.

    Javën e kaluar, kryeministri por edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, paralajmëruan se nëse dështon miratimi i Demarkacionit, atëherë, ky Kuvend, me këtë përbërje më nuk do të duhej të vazhdojë, duke lënë të nënkuptohet se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Lexo edhe:

    SKANDALI I MUHARREM SVARQËS, FAVORIZOI BIZNESMENIN E NJOHUR TË FERIZAJT


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark