Kryeministri paralajmëron ndryshimet në qeveri brenda muajit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri paralajmëron ndryshimet në qeveri brenda muajit

    Insajderi
    15 October 2016 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse kryeministri Isa Mustafa ka disa muaj që kishte paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritare,  ende asnjë ndryshim nuk është parë.

    Por ai sot në një intervistë për “Epoka e re” tha se riformatimi do të ndodhë gjatë këtij muaji.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij muaji pritet t’i nënshtrohet procesit të riformatimit”, ka paralajmëruar ai.

    Ai ka vlerësuar se këto ndryshime janë të nevojshme dhe i kontribuojnë rritjes së efikasitetit të dikastereve qeveritare.

    Deri më tash emrat që janë përmendur se do të largohen nga Qeveria janë: Edita Tahiri, Skender Hyseni, Blerand Stavileci e Valon Murati. Mirëpo, ende konkretisht nuk ka asgjë në këtë drejtim.

    Mirëpo, ende nuk dihet nëse do të këtë emra tjerë dhe se cilat ministri do të shuhen në kuadër të ndryshimeve në Qeveri.

    Veç kësaj, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli nga partneri i koalicionit ka thënë se gjysma e Ministrave do të ndërrohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark