Kryeministri e pranon paaftësinë e shtetit t’i mbrojë qytetarët nga arrestimet në Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri e pranon paaftësinë e shtetit t’i mbrojë qytetarët nga arrestimet në Serbi

    Insajderi
    11 October 2016 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rasti i arrestimit të shefit të policisë rajonale në Mitrovicë, nga ana e autoriteteve serbe, ka bërë që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në një seancë plenare në të cilën përfaqësuesit e popullit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj arrestimit të Nehat Thaçit dhe të tjerë qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë.

    Por kryeministri i vendit, Isa Mustafa në përgjigjen e tij ka shpërfaqur paaftësinë  e shtetit të Kosovës, e ka në raport me mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës, nga  arrestimet në territorin e Serbisë dhe vendeve të tjera, bazuar në listën e të kërkuarave nga Interpol-i.

    Kosova nuk është e anëtarësuar në Interpol dhe për këtë arsye, sipas kryeministrit shteti i Kosovës nuk ka qasje në listat e përditësuara të Interpol-it me kërkese të Serbisë.

    “Dëshiroj të theksoj se po ballafaqohemi me një situatë të pavolitshme sepse po i freskon dhe zgjeron listat e personave tanë, dhe meqenëse nuk kemi qasje në Interpol nuk kemi informata se cilët qytetarë janë të listë”, ka thënë kryeministri.

    Ai u ka thënë deputetëve që ka kërkuar nga Brukseli zyrtar që Serbia të heq dorë nga përditësimi i këtyre listave me emrat e qytetarëve nga Kosova.

    “Ose të informohemi në lidhje me përditësimin e këtyre listave dhe të dimë se cilët qytetarë të Kosovës po kërkohen”, ka thënë kryeministri./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark