"Kryeministri qenka fantastik", rrethi i Abdixhikut shfaqin edhe publikisht adhurimin për Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kryeministri qenka fantastik”, rrethi i Abdixhikut shfaqin edhe publikisht adhurimin për Kurtin

    Insajderi
    31 May 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e re e LDK-së e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku është kritikuar në vazhdimësi për qasje të butë ndaj kryeministrit Albin Kurti. Nuk janë të zëshëm në kritika kundër tij. E amnistojnë shumicën e kohës. Përpos mungesës së kritikave, tashmë kanë nisur që ta lavderojnë edhe publikisht, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ka mjaftuar një veprim i zakonshëm i Kurtit- dërgimi i topit të tenisit në anën tjetër të rrjetës- që nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, të shpërthej në lavdata ndaj tij.

    “Kryeministri qenka fantastik”, dëgjohet duke thënë Zogaj, i afërt i Abdixhikut.

    Kurti në realitet është larg të qenit fantastik në sporte. Nuk luan mirë futboll, basketboll, tenis e as biliardo. Madje kishte çuditur pronarin e një biliardoje kur kishte xhiruar aty një spot të fushatës zgjedhore.

    Kishte pohuar për media se ekipit të kryeministrit i është dashur që të xhiroj 9 herë Kurtin derisa ka arritur që ta godasë mirë një top biliardoje.

    Kjo ndeshja është mbajtur në lagjen Tokbaqe të Prishtinës, organizim nga Federata e Tenisit të Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit -“Tennis Festival 2022”.

    Në pamjet e siguruara ai shihet duke thënë se “kryeministri ishte fantastik”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark