Sot, në stadiumin “Air Albania” do të jepen dozat e dyta dhe të fundit të vaksinës anti-COVID, e prodhuar nga kompania Pfizer. Kryeministri Edi Rama, së bashku me bluzat e bardha, që u vaksinuan për herë të parë dy javë më parë, do të marrin ‘dozën’ përfundimtare që do t’u sigurojë krijimin e anti-trupave.
Nuk dihet nëse me dozën e dytë do të injektohet edhe mjeku Pëllumb Pipero, i cili edhe pse mori dozën e parë, u infektua nga pandemia. Ndërkohë që sot gjithashtu pritet që të vijnë edhe dozat e tjera nga kompania e Pfizer, pasi vetë kryeministri Edi Rama premtoi 10 mijë doza në javën e tretë të janarit. Sipas tij, dërgesa nuk u bë nga vetë kompania për shkak të probleme me prodhimin, duke mos e shpërndarë në kohë edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Vetë Ministria e Shëndetësisë nuk ka publikuar shifra të sakta se sa bluza të bardha janë injektuar deri më tani me vaksinën, por drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në daljet e tij publike flet për rreth 600 persona.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook.
Ndërkohë që ditët e fundit në Shqipëri ka pasur “shpërthim” infektimesh. Deri më tani raportohet për 77251 të prekur gjithsej, nga të cilët 1369 kanë ndërruar jetë.