Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Gëzuar Ditën E Pavarësisë. Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë”, ka shkruar kryeministri Rama në facebook.
Për më tepër, Republika e Shqipërisë sot feston 104-vjetorin e pavarësisë së vet./Insajderi.com