Kryeministri serb e quan "cunami" për serbët hapjen e Urës së Ibrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri serb e quan “cunami” për serbët hapjen e Urës së Ibrit

    Insajderi
    15 August 2024 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi se hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të ishte “cunami” për komunitetin serb në Kosovë.

    Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçeviq u pyet nëse pret që Bashkimi Evropian të ndërmarrë ndonjë hap konkret, teksa ai tha se “Do ta përcjellim”.

    Më e rëndësishme është që KFOR-i para së gjithash nuk e lejon hapjen e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore, sepse unë më së shumti mbështetem në këtë çështje. Hapja e urës do të jetë cunami për mbijetesën e Serbët në Mitrovicë prandaj po e bën Albin Kurti”,  tha Vuçeviq para gazetarëve në Nish. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark