Kryeministri shkon në Tiranë, bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri shkon në Tiranë, bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë

    Insajderi
    03 July 2024 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

    Në mesin e shumë personave, homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Në Tiranë, Kurti ka shkuar me disa nga ministrat: Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla- Schwarz.

    Para Kurtit homazhe kanë bërë deputetët e Grupit Parlamentar të VV’së.

    Kadare varroset sot në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

    Shqipëria ishte në zi kombëtare dje dhe sot, ndërsa Kosova sot.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark