Kryeministri spanjoll nis turneun e vizitave në Ballkan, injoron Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri spanjoll nis turneun e vizitave në Ballkan, injoron Kosovën

    Insajderi
    29 July 2022 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez viziton të premten Beograd duke nisur turneun e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
    Por Sanchez nuk pritet të udhëtojë drejt Kosovës

    Ish-ambasadori kosovar në Suedi, Lulzim Peci, thotë se arsyeja kryesore e kësaj situate është se Kosova e Spanja, s’kanë marrëdhënie bilaterale.

    Veç kësaj, Peci, që është udhëheqës i Institutit KIPRED, shton se Madridi mund të ndryshojë qëndrim shpejt nëse ndodh përmbyllja e shpejtë e dialogut të lehtësuar nga Brukseli.

    “Spanja, është duke pritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e cila jo domosdoshmërish duhet të jetë me njohje eksplicite, për ta kryer aktin e njohjes ndaj Kosovës. Sepse pozicionimi i tanishëm që e ka Spanja ndaj Kosovës po i shkakton edhe vetë asaj probleme brenda Bashkimit Evropian”, – tha Peci për Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark