Kryeministri thotë se nesër dihen pasojat e vërshimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri thotë se nesër dihen pasojat e vërshimeve

    Insajderi
    07 March 2016 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit Isa Mustafa i është drejtuar qytetarëve lidhur me vërshimet e sotme në shumë komuna në Kosovë, duke thënë se shteti është në gjendje gatishmërie, ndërsa sa i përket pasojave të vërshimeve të sotme do të publikohet gjatë së martës.

    “Gjatë ditës së nesërme do të bëjmë një vlerësim të gjendjes. FSK ka gatishmërinë të intervenojë dhe të ndihmojë, sikurse edhe njësitë e emergjencës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, për tejkalimin e pasojave, sipas vlerësimeve të organeve përgjegjëse”, ka shkruar Mustafa.

    Ai ka përgëzuar kryetarët e komunave, siç ka thënë ai për “organizim të mirë dhe menaxhim të gjendjes në terren”

    “Kam kontaktuar me telefon me Kryetaren e Komunës së Gjakovës, ku për fat të keq ka pasur edhe një viktimë njerëzore, me Kryetarin e Komunës së Malishevës, me atë të Lipjanit, të Mitrovicës dhe të Vitisë”, ka shkruar Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark