Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka konfirmuar se do të japë dorëheqje, pas disa muajve raportime rreth marrëdhniës së tensionuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Kështu, kritikët e Erdoganit besojnë se largimi i tij do të bëjë edhe më të fuqishme figurën e Erdoganit.
Davutoglu u zgjodh kryeministër në gusht të vitit 2014, kur Erdogan u largua nga qeveria për të kaluar në presidencë, shkruan The Guardian.
Ai pritej që të jetë lider pa shumë ndikim në kohën kur Erdogan vazhdimisht ka bërë plane që këtë post ta bëjë më shumë ceremonial se sa me fuqi të vërteta./Insajderi.com