Kryeministri udhëton në Bruksel për të kërkuar viza me kusht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri udhëton në Bruksel për të kërkuar viza me kusht

    Insajderi
    24 April 2017 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, udhëton sot në Bruksel ku do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për kosovarët.

    Mustafa ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht për dy vjet ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.

    Ndërsa, në rast se vendi nuk përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, atëherë të kthehet sërish regjimi i vizave.

    “Në fillim të javës së ardhshme do të shkoj në Bruksel ku edhe do të bisedoj për një zgjidhje që qytetarët të lëvizin sa më shpejt lirshëm”, ka deklaruar kryeministri në vizitën e tij që u bëri bizneseve në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar “Prishtina 2017”, në Bërnicë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark