Kryeministri Isa Mustafa, pasi ka përfunduar një ditë të lodhshme në Konventën e partisë së tij, ka kaluar pasditen duke festuar fitoren e Prishtinës në Kupën e Kosovës, dhe mbesën e tij që ka festuar ditëlindjen.
Por gjatë postimit të fotografive për ditëlindjen e mbesës së tij, kryeministri Mustafa, ka zbuluar edhe një profil tjetër në të cilin ka vetëm dy postime.
Një i datës 18 mars, të cilën ia dedikon vdekjes së Rebekës, vajzës që u bë e njohur për luftën ndaj kancerit,dhe një tjetër me 25 mars për vizitën e tij që e ia kishte bërë Malishevës.
Nuk dihet nëse kryeministri e përdor këtë profil për qëllime personale apo ka ndodhur ndonjë gabim./Insajderi.com