Isa Mustafa, kryeministër i vendit është i vetmi lider politik i Kosovës që pas homazheve tek kompleksi memorial në Prekaz nuk e ka vizituar familjen Jashari, siç kanë bërë të gjithë liderët, përfshirë edhe ata opozitar.
Nuk dihet arsyeja e mos takimit të kryeministrit me familjen Jashari, por siç raporton Kosovapress, kryeministri në vend të vizitës tek familja ka vizituar Muzeun e kompleksit memorial.
Pas homazheve, Mustafa citohet të ketë se këtë ditë “po kujtohen veprimet ushtarake të serbëve që bënë ndaj popullit shqiptar dhe po kujtojnë edhe sakrificën dhe veprën e familjes Jashari dhe trimave të cilët do të jenë pjesë e veçantë e historisë, e cila do të përshkruaj viktimizimin dhe sakrificën e shqiptarëve”.