“Kryeministrit serb ia thash atë që duhet” – Mustafa tregon çfarë i tha Vuçiqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kryeministrit serb ia thash atë që duhet” – Mustafa tregon çfarë i tha Vuçiqit

    Insajderi
    17 March 2017 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor ishte në Samitin e Sarajevës. Aty ishte edhe Komisionarin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johahnes Hahn.

    Përkundër kryeministrave të tjerë, shumë i pakënaqur për këtë përfaqësim të barabartë ishte kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    Por, Mustafa tregoi se Vuçiqit ia tha edhe në fytyrë që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

    “Ata e kanë tensionin e brendshëm, e kanë problemin e zgjedhjeve dhe po ashtu synimet që të përzihen në punët tona. Unë e kam thënë qartë se çështjet tona janë tonat dhe nuk i diskutojmë në asnjë rast në tubime të tilla”, ka treguar kryeministri Mustafa për Klan Kosovën.

    Ndërsa kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se gjatë takimeve që u realizuan në Sarajevë nuk kishte një incident në mes tij dhe kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark