Kryeministrja britanike, Theresa May, ka takuar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Të dy udhëheqësit janë takuar për rreth një orë në Zyrën Ovale, ku Trump ka vendosur një bust të ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, raporton BBC.
May është liderja e parë botërore që takohet me Presidentin Trump që kur ai mori detyrën.
May beson se “Brexit” dhe zgjedhja e Trump do të lejojë që Britania dhe Amerika të marrin një rol më të fuqishëm në aspektin udhëheqës në botë./Insajderi.com