Kryeministrja britanike përjashton largimin ‘gjysmak’ nga BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministrja britanike përjashton largimin ‘gjysmak’ nga BE

    Insajderi
    17 January 2017 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Britania e Madhe përjashton mundësinë e një “anëtarësimi të pjesshëm në Bashkimin Europian”. Ky pritet të jetë mesazhi i kryeministres britanike, Theresa May, e cila do t’u adresohet me një fjalim kushtuar Brexit të gjithë qytetarëve britanikë, por tërthorazi edhe Brukselit.

    Sipas BBC, May do të dërgojë një mesazh për udhëheqësit e tjerë europiane, ku do të bëjë të qartë se Londra dëshiron që të ketë sa më pak barriera në fushën ekonomike mes ishullit dhe kontinentit dhe se nuk do të pranojë asnjë ‘anëtarësim të pjesshëm’ në BE.

    Dawning Street njofton se May do të bëjë publike 12 objektivat e Britanisë së Madhe në negociatat e vështira me Bashkimin Europian.

    Qeveria britanike ka bërë publike disa prej objektivave që synon të arrijë me Brexit. E para është kontrolli i plotë i kufijve dhe tjetra akses në tregun e përbashkët europian.

    Bisedimet formale për Brexit mes Londrës dhe Brukselit pritet të nisin në muajin mars.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark