Kryeministrja britanike propozon rishikimin e ligjeve kundër terrorizmit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministrja britanike propozon rishikimin e ligjeve kundër terrorizmit

    Insajderi
    04 June 2017 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, i është adresuar vendit pas sulmit të mbrëmshëm në Londër.

    Ajo ka propozuar rishikimin e ligjeve kundër terrorizmit si dhe ka sugjeruar dënime më të gjata për kryerësit e veprave terroriste.

    May ka thënë se ky është sulmi i tretë terrorist që Britania e ka përjetuar në tre muajt e fundit, pas sulmit në Westminster dhe atij në Manchester Arena.

    Por, sipas saj, policia britanike i ka parandaluar pesë sulme të besueshme që prej sulmit në Westminster.

    Ajo ka theksuar se gjerat duhet të ndryshojnë në katër mënyra të ndryshme.

    “Së pari, sulmuesit janë të lidhur nga ekstremizmi islamik. Është një ideologji që pohon se vlerat tona nuk përputhen me islamin. Ta mposhtim këtë është sfida më e madhe e kohës sonë. Kjo nuk mposhtet nga kryerja e operacioneve kundër terrorizmit”, ka thënë ajo gjatë një konference për media.

    “Së dyti, nuk mund t’i ofrojmë terroristëve hapësira të sigurta. Së treti, patjetër duhet të veprojnë në shtëpinë tonë. Jemi duhet e toleruar shumë ekstremizmin në shtëpinë tonë. Së katërti, kemi nevojë ta rishikojnë strategjinë kundër terrorizmit, për t’u siguruar se policia e ka pushtetin që i nevojitet”, ka thënë ajo./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark