Kryeministrja e Polonisë në gjendje stabile shëndetësore pas aksidentit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministrja e Polonisë në gjendje stabile shëndetësore pas aksidentit

    Insajderi
    11 February 2017 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, është në gjendje stabile shëndetësore, pasi ajo mbrëmë pësoi lëndime gjatë një aksidenti në trafik, në pjesën jugore të Polonisë, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

    Zonja Szydlo ishte dërguar me helikopter në kryeqytetin Varshavë për kontroll mjekësor, megjithqë mjekët dhe zëdhënësi i saj thanë se ajo nuk ishte lënduar rëndë.

    “Asgjë serioze nuk i ka ndodhur asaj”, tha zëdhënësi i saj.

    Kryeministrja 53 vjeçare, Beata Szydlo, ishte duke udhëtuar në karvanin e makinave përgjatë rrugës kryesore të qytetit Osveçim, kur një tjetër makinë e goditi atë.

    Policia tha se shoferi 23 vjeçar i veturës që e goditi makinën e kryeministres nuk ishte nën ndikim të alkoolit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark