Kryeministrja italiane: E ardhmja është e lidhur ngushtë me SHBA-në, Evropa duhet të gjejë guximin për të eliminuar tarifat - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kryeministrja italiane: E ardhmja është e lidhur ngushtë me SHBA-në, Evropa duhet të gjejë guximin për të eliminuar tarifat

    Insajderi
    27 May 2025 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fjalimin e saj në konventën e Shoqatës së Industrialistëve Italianë, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu referua realitetit ekonomik të Evropës dhe marrëdhënieve euroatlantike.

    “Evropa duhet të gjejë guximin për të eliminuar tarifat e saj të brendshme, të cilat i ka imponuar vetes vitet e fundit. Nxitja e re për tregun e përbashkët të brendshëm është një përparësi që mund të na mbrojë nga zgjedhjet e vendeve të tjera që preferojnë proteksionizmin”, tha kryeministrja italiane.

    “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë thelbësore për të ruajtur fuqinë e Perëndimit, e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë. Gjatë vizitës sime në Uashington, propozova një takim në Romë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara”, tha numri një i qeverisë italiane.

    “Takimi i parë, ai i Ursula von der Leyen me J.D. Vance, u zhvillua më 18 maj në pallatin qeveritar të Palazzo Chigi, në Qytetin e Përjetshëm. Ishte fillimi i një dialogu që Italia ka vazhduar ta lehtësojë ditët e fundit dhe i cili duhet të promovohet, sipas mendimit tim, me një qasje më politike sesa burokratike”, tha Meloni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark