Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg ka thënë se britanikët të cilët dëshirojnë të largohen nga Bashkimi Evropian “nuk do ta pëlqejnë jetën” larg bllokut të 28 vendeve.
Kjo deklaratë e Solberg do të vijë si një goditje për euroskeptikët dhe përkrahësit e fushatës për largim, të cilët shpesh e kanë përmendur marrëdhënien e Norvegjisë me BE-në si referencë që edhe Britania duhet ndjekur.
Norvegjia kishte refuzuar t’i bashkohej Bashkimit Evropian përmes një referendumi në vitin 1994, pro ka qasje në tregun evropian dhe ka marrëveshje për bashkëpunim ekonomik.
Duke folur për Politico, ajo ka thënë se vendi i saj sillet sikur të ishte “një organizatë lobuese” në Bruksel dhe se britanikët nuk do ta pëlqejnë këtë.
Edhe pak ditë kanë mbetur kur Britania e Madhe do të mbajë referendumin ku përcaktohet nëse Britania do të vazhdojë të jetë pjesë e BE-së apo jo. Sondazhet deir më tani kanë treguar se qytetarët janë të ndarë në mënyrë të barabartë rreth këtij vendimi./Insajderi.com