Kryeministrja serbe bisedon me Borrellin: Nuk kemi lajme të mira për dialogun me Prishtinën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministrja serbe bisedon me Borrellin: Nuk kemi lajme të mira për dialogun me Prishtinën

    Insajderi
    06 May 2022 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Qëllimi strategjik dhe prioriteti i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha sot  kryeministrja serbe Ana Brnabiq në Firence në një takim kushtuar situatës në BE, duke shtuar se ky është rasti për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    “Sa më shpejt, aq më mirë,” tha Brnabiq në panelin “Kriza dhe ndryshimi – Perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor”, ku morën pjesë Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe ministri i Jashtëm austriak Alexander Schalenberg.

    Siç raporton Tanjug, Brnabiq foli edhe me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Reporteri.net.

    Brnabiq përsëriti fjalët e Vuçiqit, duke thënë se nuk kanë lajme të mira rreth dialogut me Prishtinën.

    “Ne folëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk kemi lajme shumë të mira nga atje, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Por ne po bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet për ne”, tha Brnabiq në Firence.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark