Kryeminstri Kurti i fton nesër në takim veteranët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeminstri Kurti i fton nesër në takim veteranët

    Insajderi
    16 June 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur interesim që t’i pret në takim veteranët e UÇK-së që po protestojnë sot para kuvendit.

    Ai ka thënë se nesër do t’i pres në takim veteranët bashkë me ministrin e financave.

    “Ajo që propozoj sot është të anuloj pjesëmarrjen time në Forumin e Prespës dhe po pres në takim bashkë me Hekuran Muratin, udhëheqësit e organiztës së veteranëve të luftës së UÇK-së dhe po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha”.

    Kurti tutje tha se përfaqëues i protestës nuk është një deputet i opozitës, duke iu drejtuar Abelard Tahirit, i cili foli në emër të veteranëve.

    “Ata janë përfaqësues të protestës jo një deputet i opozitës. Nga Tahiri dëgjova se së pari u prezantua në emër të opozitës pastaj foli në emër të tyre”./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark