Kryeministri i vetëm në 'betejën' me Serbinë, pse po heshtë Presidentja Osmani? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kryeministri i vetëm në ‘betejën’ me Serbinë, pse po heshtë Presidentja Osmani?

    Insajderi
    27 March 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alban Begolli

    Menjëherë pas mos-arritjes së  marrëveshjes për organizimin e zgjedhjeve të Sërbise në territorrin e Kosovës dhe supendimit të kryetarës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq,  krerët e shtetit serb shpërthyen më deklerata kërcënuese ndaj Institucioneve të Kosovës e në veçanti ndaj kryeministrit Albin Kurti.

    “Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, kishte thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bashkë me kryeministren Ana Bërnabiq. Madje ministri i mbrojtjes serbe, Aleksander Vulin, e kishte kërcënuar haptas Kosovën me luftë duke thënë se ““Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë,”

    LEXO EDHE:

    Më të gjitha këto kërcënime kryeministri i vendit Albin Kurti duket se po ballafaqohet veç vet, ngase deri më tani nga presidentja Vjosa Osmani, nuk ka pasur asnjë reagim publik në lidhje më shantazhet e Serbisë qoftë në facebook, ashtu edhe në web faqen zyrtare.

    Në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve politike Albinot Maloku, i ka thënë Insajderit se “Presidentja Osmani, po mundohet që të tregohet më ndryshe se Kurti sepse në rast të përkeqësimit të marrdhënieve me ndërkombëtarët, ajo të dali më e pranueshmja”

    “Presidentja ka një deficit të lidershipit, mirëpo edhe ka treguar një qëndrim besnik ndaj kryeministrit. Mjaftë çështje është duke ia lënë si barrë kryeministrit, ndoshta me shpresen për tu treguar si më e ndryshme nga ai. Në rast të përkeqësimit të raporteve me ndërkombëtarët që ajo të dali më e pranueshmja. Këto kalkulime nuk i bënë kryministri Kurti në raport me ndërkombëtarët sa mund t’i bëjë në raport me vullnetin e popullit.”, ka thënë Maloku.

    LEXO EDHE:

    Sipas tij, “mos lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë me 3 prill në modelin si ka qenë deri më tani është hapë i drejtë dhe që duhet mbështetur i gjithë spektri politik në vend. Kërcënimet e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës nuk janë risi. Për pasojë edhe qendrimi inert i BE-së karshi Serbisë është i pështir.”, theksoi Maloku për Gazetën Insajderi.

    Në lidhje me këtë çështje, një qëndrim më ndryshe ka analisti Blerim Burjani. Sipas tij, “Presidentja ka mandat tjetër kushtetues, ajo ndonjëherë ushtron të drejtën të flas për relacione ndërkombëtare, pra në politikën e jashtme të shtetit, Ka situata si kjo e fundit që nuk do të flas, dhe barrën e plotë ia adreson kryeminstrit, Kjo varet nga vet presidentja.”, ka thënë Burjani për Insajderin.

    LEXO EDHE:

    Sipas tij, “Vuqiç ndonjëherë vepron me fustrime por më i njohur për fustrime politike është Ministri i Mbrotjes i cili është më nacionalist se nacionalistët e Nikolla Pashiqit, Vulin është një figurë urrejtse nda shqiptarëve , kroatëve, eshtë një figurë dëmshme që prish shpesh balancin e Vuciqit në raporte rgjionale, nderkombëtare, dhe në pro ruse.”, ka thënë Burjani.

    Ndërkaq, asistenti i Departamentit të Shkencave Politike, Donajet Imeri, deklaroi për Insajderin presidentja Osmani, “Ka më shumë angazhim politik për tema të jashtme. Që nga fillimi, Kurti është marrë ‘personalisht’ me Serbinë, ndërkaq Vjosa është më aktiv në samitet e jashtme. Por megjithatë. ajo është e para e vendit dhe natyrshëm që është dashur të praqes një qëndrim”.

    Ndryshe, përkundër prpozimit të kryeministrit Albin Kurti që sërbët e Kosovës të votonin në zyret ndërlidhëse në Prishtinë, marrëveeshja në mes të dy vendeve për organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk u arrit.

    Për këtë kishin reaguar edhe ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, duke shprehur paknaqësinë e tyre, që nuk u arrit marrëveshja. Për këtë, shtetet e QUINT, kishin fajësuar Qeverinë e Kosovës, ndërsa vlerësojnë qëndrimin e Serbisë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark