Kryen disa vjedhje në grup në Ferizaj, policia arreston edhe dy të mitur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryen disa vjedhje në grup në Ferizaj, policia arreston edhe dy të mitur

    Insajderi
    03 April 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy të mitur, të cilët ishin në kërkim policor lidhur me disa vjedhje.

    Policia bën të ditur se më 1 prill ka kryer bastisje në Talinoc, duke sekuestruar stoli ari dhe duke arrestuar E.H. dhe V.L., 16-vjeçar, shkruan Insajderi.

    Më 01.04.2025, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, ka kryer katër bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj. Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin në kërkim policor: – E.H. (16 vjeç) dhe V.L. (16 vjeç)”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 24-orë, njofton policia.

    Policia bën të ditur se dy të miturit dhe disa të tjerë kanë funksionuar si grup për vjedhjet e kryera në Ferizaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark