×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel

    Insajderi
    26 June 2024 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

    Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ky takim me shumë gjasë do të zhvillohet me 2 korrik.

    Ai ripërsëriti se nuk do të mund të ketë zbatim të marrëveshjes, pa e realizuar, siç tha ai, vullnetin e mirë dhe mirëbesimin.

    “Do të ketë diskutim të kryenegociatorëve në fillim të korrikut, mirëpo nuk do të mund të kemi praktikisht zbatim të marrëveshjes, për çka ne jemi shumë të interesuar, pa e realizuar vullnetin e mirë dhe mirëbesimin e për të cilat ne besojmë se kalojnë nëpërmjet këtyre tri gjërave, nënshkrimit të marrëveshjes bazike, tërheqjes së letrës së Bërnabiqit dhe dorëzimit të Milan Radojiçiqit”, u shpreh Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark