Kryeparlamentari kërkon zgjidhje urgjente për demarkacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeparlamentari kërkon zgjidhje urgjente për demarkacionin

    Insajderi
    13 October 2016 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se çështja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të përfundojë sa më shpejt. Ai ka thënë madje se ky proces është vonuar shumë. Veseli ka thënë se Demarkacioni është përdorur më shumë për patriotizëm dhe mundje, mes pozitës dhe opozitës se kush po e mund njëra-tjetrën.

    “Kjo çështje duhet të kryhet. Këtë janë duke e kërkuar edhe ndërkombëtarët. Nuk kemi kohë me të humbim me këtë proces. Demarkacioni duhet të përfundojë edhe Kosova duhet të ecën në rrugën e integrimeve Evropiane”, ka thënë Veseli.

    Ai ka thënë në emisionin “Monitor” në RTK se është i sigurt se Demarkacioni do të përfundojë, derisa ka treguar se mos përfundimi i këtij procesi do t’i sjellë dëme vendit.

    “Nuk mundem të themi se çka mund të ndodhë, por dëme do t’i sjell vendit”, ka thënë Veseli.

    I pari i Kuvendit nuk ka mundur të thotë saktë se Demarkacioni do të kthehet këtë vit në Kuvend.

    “Unë jam racional dhe nuk dua të flas me data apo muaj. Por mund të them se Qeveria do ta sjellë Demarkacionin në Kuvend dhe ai do të përfundojë”, ka treguar Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark