Kryeparlamentari Konjufca uron Fitër Bajramin: Mirësia dhe solidariteti të na udhëheqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeparlamentari Konjufca uron Fitër Bajramin: Mirësia dhe solidariteti të na udhëheqin

    Insajderi
    30 March 2025 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

    Konjufca tha se mësimet e sakrificës gjatë muajit të Ramazanit kulmojnë në këtë ditë festive dhe pasqyrojnë një periudhë suksesi në përballimin e sfidave.

    “Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë dhe atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

    Konjufca gjithashtu shtoi se mësimet e Ramazanit, që përfunduan me sukses, forcojnë shpirtin dhe virtytet, dhe janë një hap përpara në përmirësimin e solidaritetit dhe kujdesit për ata që kanë nevojë më shumë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark