Kryeprokurori Aleksandër Lumezi flet për aksionin e lirimit të pronave të uzurpuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Aleksandër Lumezi flet për aksionin e lirimit të pronave të uzurpuara

    Insajderi
    06 May 2016 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi pritet që sot të flas për aksionin e lirimit të pronave të uzurpuara që është realizuar sot.

    Lumezi ka thirrur një konferencë për media për këtë çështje që pritet të mbahet në ora 13:30.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, Gjykata Themelore e Prishtinës dhe ajo e Ferizajt ka urdhëruar lirimin e 11 prona të uzurpuara.

    Aksioni i lirimit të pronave është iniciativë e vetë kryeprokurorit të Shtetit. Aksione të tilla pritet të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim.

    Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore e Prishtinës, ka urdhëruar lirimin e një sipërfaqe e madhe toke, ndërtesa si dhe pesë lokale afariste në pjesë të ndryshme të Prishtinës, përfshirë qendrën e qytetit.

    Gjykata Themelore e Ferizajt, ndërkaq ka urdhëruar lirimin e tri pompave të derivateve të naftës, një depoje e shtrirë në një sipërfaqe prej 86 arë tokë si dhe 56 hektarë tokë në regjionin e Ferizajt.

    Me lokaleve të sekuestruara është edhe Bab Clubi, që është mbajtur nga Rrustem Rukolli, koordinator mbrojtës i ekipit të Sami Lushtakut. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark