×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Gashi: I dyshuari që theri për vdekje vëllain, është me të meta psikike

    Insajderi
    28 October 2024 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Vëllai ka therur vëllanë me thikë. Viktima ka humbur jetën. Detaje për Insajderin ka dhënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

    Gashi konfirmoi për Insajderin se i dyshuari është me të meta psikike.

    “Prokurorja e rastit është duke u marrë me rastin, nga informacionet që kemi, vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, tha Gashi.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Mediat raportuan se viktima është Auron Miftari teksa i arrestuari Gent Miftari.

    Auron Miftari nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve, ku vdiq në Emergjencën e QKUK’së. Për trajtim në QKUK u dërgua edhe Gent Miftari, ku ruhej nga një njësit policor.

    I ndjeri pritet të varroset sot, kanë njoftuar familjarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark