Legalizimi i kanabisit apo marihuanës mund a minimizoj rolin e organizatave terroriste. Kështu ka thënë kryeprokurori anti-mafi në Itali, Franco Roberti në një konferencë për media.
Sipas kryeprokurorit italian, një nga mënyrat sesi ISIS financohet është nga paratë e shitjes ilegale të kanabisit dhe hashashit.
“Ashiqare ISIS kontrollon shumë grupe të shitjes së marihuanës. Dekriminalizimi apo më mirë legalizimi i saj mund të jetë një armë e fortë kundër trafikantëve dhe organizatave terroriste sikurse ISS që bëjnë para nga shitja ilegale”, ka thënë kryeprokurori italian.
Lidhjet e ISIS-it me biznesin e shitjes së marihuanës në tregun e zi ishin publikuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa në fillim të këtij viti, mediat ndërkombëtare raportuan se ISIS ka lidhje me mafinë që kanë në pronësi ferma të marihuanës në Shqipëri.
Bazuar në këto raportime që ishin thirrur në burime anonime, ISIS është duke fituar miliarda euro nga shitja e marihuanës së rritur në Shqipëri në tregun e zi në Angli./Insajderi.com