Kryeprokurori Lumezi paralajmëron konferencë për përgjimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Lumezi paralajmëron konferencë për përgjimet

    Insajderi
    02 August 2016 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Prokuroria e shtetit ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 do të mbajë konferencë për media, lidhur me paralajmërimin për publikimin e përgjimeve nga Gazeta Insajderi, përmes së cilave dëshmohet ndikimi i politikës në secilin institucion të Kosovës, përfshirë edhe pushtetet e pavarura.

    Lumezi gjatë ditës së sotme ka deklaruar për media se do të analizohen në detaje përgjimet për të parë nëse ka elemente për nisjen e hetimeve për vepër penale.

    “Sa i përket ndjekjes penal përgjimet kanë qenë në duart e prokurorëve të cilët kanë dhënë autorizim zyrtar për përgjime, ata do ta shikojnë nëse paraqesin elemente të veprës penale”, deklaroi Lumezi në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini.

    Gazeta Insajderi ka siguruar mbi një mijë biseda telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit, të bëra gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Këto biseda që dëshmojnë ndikimin në punësimet nëpër institucionet më të larta të vendit do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark