Kryeprokurori premton se do të trajtohen të gjitha rastet e uzurpimeve të pronave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori premton se do të trajtohen të gjitha rastet e uzurpimeve të pronave

    Insajderi
    10 October 2016 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi së bashku me kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, sot në një takim të mbajtur kanë biseduar për çështjet e privatizimit dhe uzurpimeve të pronësisë shoqërore.

    Tema kryesore e këtij takimi, ka qenë lirimi i pronave dhe objekteve të uzurpuara dhe angazhimi për lirimin e tyre nga uzurpatorët, thuhet në komunikatën për medie.

    Lumezi, ka njoftuar se është i përkushtuar që të gjitha rastet që kanë të bëjnë me privatizimin dhe uzurpimin e pronësisë shoqërore do të trajtohen me prioritet.

    Ndër tjerash në këtë takim u tha se Prokurori i Shtetit do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura ligjore për identifikimin e rasteve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark