Kryeprokurori i Shtetit urdhëron ekspertizë mjekoligjore të trupit të vajzës së policit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori i Shtetit urdhëron ekspertizë mjekoligjore të trupit të vajzës së policit

    Insajderi
    14 April 2017 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku ka urdhëruar që t’i kryhet obduksioni trupit të pajetë të Mediana Thaçit që dyshohet se u vetëvra.

    Maloku i ka thënë Insajderit se ka dhënë urdhër që trupi i vajzës 17 vjeçe nga Rogana e Kamenicës të dërgohet në Prishtinë për obduksion.

    “Sapo kam urdhëruar që menjëherë trupi të dërgohet për obduksion në Prishtinë. Obduksioni do të kryhet gjatë natës dhe nesër do t’i kthehet familjes për varrim”, ka thënë Maloku.

    Maloku ka thënë se këtë urdhër e ka dhënë me kërkesë të kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

    Këtë vendim Maloku e ka marrë pak pas raportimit të Insajderit se prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi, nuk ka lejuar kryerjen e ekspertizës mjekoligjore. Si pasojë, trupi i ishte kthyer familjes për varrim.

    Mediana Thaçi, ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.

    Insajderi ka zbuluar se vajza ka vdekur si pasojë e goditjes nga një plumb në zemër.

    Megjithëse, vajza ka vdekur në rrethana të paqarta si pasojë e gjuajtjes me armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi nuk ka lejuar që trupit të pajetë t’i kryhet obduksioni. /Insajderi.com

    Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjekoligjore


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark