Kryeprokurori: S`ka vepër penale në rastin e Buzhalës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori: S`ka vepër penale në rastin e Buzhalës

    Insajderi
    27 July 2016 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi thotë se nuk ka parë elemente të veprës penale në shkrimin e gazetarit Berat Buzhala, për të cilin ambasada e Turqisë në Kosovë kërkoi arrestimin dhe dënimin e tij.

    “Ne do t’i marrim të gjitha veprimet në përputhje me legjislacionin vendor, dhe nëse e shohim se ka ndonjë element të ndonjë vepre penale me siguri se ne do të kyçemi. Por me sa e kam parë unë, nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, dhe kjo nuk është çështje e Prokurorisë së Shtetit që të merret me problemet të cilat janë shfaqur mes një gazetari dhe ambasadës turke në Kosovë”, ka thënë Lumezi.

    Buzhala gjatë kohës sa në Turqi zhvillohej përpjekja për grusht shtet në rrjetin social Facebook ka shkruar statuse sarkastike lidhur me gjendjen atje.

    Ambasada e Turqisë në Kosovë pretendon se në shkrimin e tij Buzhala bënte thirrje për shqiptarët me pushime në Turqi që t’i bashkohen puçistëve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark