Kryeprokurori ukrainas mohon se ka prova kundër Bidenit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeprokurori ukrainas mohon se ka prova kundër Bidenit

    Insajderi
    04 October 2019 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Ryaboshapka, tha se ai nuk posedon prova që djali i ish-nënpresidentit, Joe Biden, kishte shkelur ligjin dhe se nuk kishte asnjë kontakt me avokatët e huaj në këtë çështje.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një telefonate më 25 korrik, të nisë një hetim për Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, i cili ishte pjesë e bordit të drejtorëve të një ndërmarrje të gazit në Ukrainë.

    Kjo thirrje, nxiti një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve nëse presidenti Trump kërkoi të siguronte përfitime politike duke bërë presion ndaj organeve të huaja hetimore në lidhje me rivalin e tij politik.

    Hetimi mund të rezultojë me shkarkimin e presidentit amerikan.

    “Unë nuk kam atë informacion”, i tha kryeprokurori Ryaboshapka agjencisë Reuters, kur u pyet nëse kishte prova se Hunter Biden kishte shkelur ligjin.

    Ai tha se zyra e tij po kontrollonte çështjet penale të hapura nga paraardhësi i tij, përfshirë disa që mund të lidheshin me kompaninë ukrainase të gazit Burisma.

    Më 3 tetor, presidenti Trump i kërkoi publikisht Ki


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark