
Një teatër i ri i është shtuar kryeqytetit të Shqipërisë Tirana, ‘Tirana Teatër’, është teatri më i ri në kryeqytet që premton të vë në skenë artistë dhe shfaqje të njohura. Si parin e ka hapur aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj me monodramën ‘Marrë Guximin’.
‘Tirana Teatër’ ofron komoditet, për artistët dhe publikun ndërsa një prej sallave të saj ka një kapacitet prej 1200 vendesh.
Aktori ka interpretuar esetë satirike shkruar nga Vangjel Kozma te cilat u bllokuan në shtypshkronjë në vitin 1999. Me interpretimin brilant, Malkaj, i cili shprehet se nuk është gjë tjetër veç se një ushtar i thjeshte i perandorisë së absurdit rreket të përcjellë mesazhe të forta, shkruan oraneës.
Monodrama ‘Marr Guximin’ i hap në këtë mënyrë rrugën një sërë shfaqësh që priten të ngjiten në skenën e ‘Tirana Teatër’.