Kryeredaktori i mediumit serb, i afërt me Vuçiqin: Presidenti planifikon dorëheqjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeredaktori i mediumit serb, i afërt me Vuçiqin: Presidenti planifikon dorëheqjen

    Insajderi
    14 October 2022 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Aleksandër Vuçiç, planifikon të japë dorëheqje për të lejuar dikë tjetër ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë”.

    Të patkën kështu ka deklaruar kryeredaktori i gazetës “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviç, i cili është i afërt me presidentin e Serbisë.

    Sipas informacioneve të Vuçiçeviç-it, presidenti serb praktikisht do t’ia linte njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë kujtdo që do ta pasonte atë pasi të jepte dorëheqjen.

    “Duhet të jenë të qetë në këto kohë lufte”, alarmoi ai audiencën duke shtuar se “përderisa presidenti Vuçiç është president, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do ta njohë ‘shtetin e rremë’ të Kosovës”.

    Mirëpo, ai nga studio televizive e Tv Pink, e ka lutur Vuçiç-in, në emër të popullit serb, mos ta bëjë një gjë të tillë pasi që sipas tij, “askush sot në Serbi dhe në këtë pjesë të Evropës nuk mund të udhëheqë një politikë më të mirë se ai”.

    “Do të jetë tmerrësisht e vështirë dhe e tmerrshme, shumë në Serbi nuk e kuptojnë vështirësinë e situatës në të cilën ndodhemi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark