Është duke vazhduar seanca dëgjimore ndaj Nagip Krasniqit, kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili u arrestua të mërkurën, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale.
Në këtë seancë, do të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit.
Kjo seancë do të mbahet te gjyqtarja e procedurës paraprake, Violeta Namani.