Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që seanca e radhës të mbahet më 7 korrik, të enjten e kësaj jave.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes tha para medieve, duke folur për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se nuk është mirë të dëmtohen raportet fqinjësore me Malin e Zi.
“Mali i Zi është njëri ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por më 1978, bashkëkombësit tonë kanë pasur probleme tjera. Duhet t’i lëmë folklorizmat me raportet tona fqinjësore. E respektojmë sovranitetin e tyre”, ka thënë Veseli.
Sipas Veselit, çështja e demarkacionit do të jetë në interes të të dyja palëve, pasi asnjë centimetër nuk do të shkojë në dëm të Kosovës.
“Nesër e kemi një darkë në Kuvend të cilën e shtron kryesia. Nuk ka pushim derisa të përfundohen të gjitha obligimi”, ka thënë Kadri Veseli.