Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet më 4 korrik për të vendosur për seancën e re të kuvendit.
Në rendin e ditës së kryesisë për mbledhjen e së hënës nuk është paraparë që marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin kufitar të dërgohet për miratim në kuvend.
Miratimi në Kuvend i demarkacionit është kusht kryesor i Kosovës për liberalizimin e vizave. Por, për shkak të kundërshtimit të partive opozitare si dhe dilemave brenda vetë koalicionit qeverisës, kjo marrëveshja vazhdon të mos ratifikohet./Insajderi.com