Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të premten nga ora 11:00, shkruan Insajderi.
Në njoftimin e lëshuar bëhen me dije pikat e rendit të ditës.
Pika e parë ka të bëjë me interpelancës e kryeministrit, Albin Kurti lidhur me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Rendi i ditës
I. Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023:
1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave