Kryesia e Kuvendit shqyrton tërheqjen nga Trusti, të hënën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e Kuvendit shqyrton tërheqjen nga Trusti, të hënën

    Insajderi
    27 May 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Kuvendi do të mbajë mbledhje të hënën nga ora 11:00.

    Në njoftimin e kryesisë thuhet se në rend ditë është edhe shqyrtimi i parë i tërhqjes së Trustit, përcjell Demokracia.com.

    “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”, thuhet në njoftim.

    Rendi  i ditës:

    I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,  

    II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

    14.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

    III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

    IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

    8.     Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

    V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

    7.     Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

    VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

    5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

    7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

    8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

    9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

    VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

    4.   Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

    5.   Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

    6.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

    7.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

    8.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

    9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

    10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

    VIII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

    1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2.   Pyetjet parlamentare,

    3.   Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

    4.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për   akcizën në produktet e duhanit,

    5.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.

    IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark