×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot, ky është rendi i ditës

    Insajderi
    09 September 2024 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të mblidhet kryesia e kuvendit, ku në rend dite janë katër pika.

    Në njoftim, bëhet e ditur se pika e parë e rendi të ditës është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.

    Në pikën e dytë, kryesia do të diskutojë për pikat e papërfunduara të seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 28 mars të këtij viti, ku do të votohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publik të njoftimit për kontratë, nëpër ministri dhe ndërmarrje publike qendrore.

    Kurse, në pikën e tretë do të flitet për seancën plenare që ishte paraparë të mbahej më 24 maj, e ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta për tri vjet të Qeverisë Kurti.

    Në njoftim bëhet e ditur se në pikën katër do të flitet propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

    Në seancën e radhës plenare pritet të votohet në lexim të dytë një nga projektligjet që ka nxitur më së shumti debat, edhe për brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, atë për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.

    Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës për seancën e radhës plenare:

    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,

    4. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

    5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

    6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,

    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.0/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

    8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

    9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,

    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,

    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

    13. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

    14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,

    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,

    17. Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,

    19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

    20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

    21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

    22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,

    23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,

    24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,

    25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,

    26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,

    27. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

    28. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,

    29. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,

    30. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
    Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark