Kryesindikalisti i KEK-ut për Mujën: Pa gënjyer ai, qytetarët nuk e kanë ditur se çfarë është gënjeshtra – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Kryesindikalisti i KEK-ut për Mujën: Pa gënjyer ai, qytetarët nuk e kanë ditur se çfarë është gënjeshtra

    Insajderi
    03 May 2023 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka hedhur akuza kundrejt deputetit të VV-së, Armend Muja.

    Ai Mujën e ka quajtur gënjeshtar.

    Sipas Llumnicës, deputeti në fjalë, ka hedhur akuza të pa baza për kryesindikalistin e KEK-ut në lidhje me disa kontrata.

    “Ne po pranojmë sulme edhe pa bazë. Rasti i Armend Mujës kur akuzoi për kontratën 1 milionëshe që sipas tij, ka qenë edhe përgjegjësi e jona, atëherë unë kam qenë vetëm punëtorë i kaldajës, skam pasur lidhje me kontrata. Muja ka zgjedhur të bëjë një njollosje ndaj kryetarit të sindikatës së KEK-ut, që ta thyej besueshmërinë e punëtorëve. Pa gënjyer Armend Muja, qytetarët nuk e kanë ditur se çfarë është gënjeshtra”, thotë Llumnica për Front Online.

    Kreu i KEK-ut theksoi se greva qe do të fillojë më 22 maj do të vazhdojë në vazhdimësi deri në realizimin e kërkesave.

    Në protestën e së premtes, ka marr pjesë edhe Ali Gashi nga BSPK. Ai i quajti heronj punëtorët e KEK-ut, dhe tha se falë tyre, Kosova po ndriçohet.

    Përkrahje kësaj proteste i ka dhënë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

    Jasharaj ka thënë se në protestë ka marr pjesë pasi sipas tij, punëtorët e KEK-ut, duke e sakrifikuar vetën po bëjnë dritë. Ai tha se pa ta, as në shkolla nuk të shkonin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark