Kryesindikalisti thotë se s’është hera e parë që punëtorëve të Telekomit i bllokohen llogaritë bankare, kërkon reagim nga Prokuroria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesindikalisti thotë se s’është hera e parë që punëtorëve të Telekomit i bllokohen llogaritë bankare, kërkon reagim nga Prokuroria

    Insajderi
    02 April 2024 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot punëtorët e Telekomit të Kosovës, kanë mbajtur një protestë, me anë të cilës kanë kërkuar debllokimin e xhirollogarive të kësaj kompanie, në mënyrë që punëtorët të kenë mundësinë të marrin pagat.

    Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit të mos lejojë shkatërrimin e Telekomit dhe të veprojë.

    Ai tha për Info Plus të RTK-së se punëtorët e Telekomit kanë mbetur pa paga për më shumë se një muaj.

    “Nuk është hera e parë që Telekomit që u kanë bllokuar llogaritë bankare”, theksoi ai.

    Balaj tha se menaxhmenti nuk mund të ekzekutojë pagat, pasi që Telekomi punon në baza ditore. Kryesindakalisti ka kërkuar përshpejtim të procesit gjyqësor në rastin e Telekomit.

    Kreu i punëtorëve tha se punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk do të lejojë që të shkatërrohet ndërmarrja publike, duke i marrë parasysh edhe rezultatet që janë të prekshme kohët e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark