Kryesuesi i bordit të Trafikut Urban, Avdi Ferri i cili kontestohet nga Komuna e Prishtinës ka dyshime se autobusët e Ivekos nuk erdhën nga Çekia por nga ndonjë rezervë e Kroacisë.
Sipas tij, autobusët janë të vjetër dhe janë ngjyrosur për tu dukur sikur të rinj.
Feri ka thënë se kjo u vërejt nga ngjyra me shumë nuanca të këtyre autobusëve por dhe nga tabelat e regjistrimit të autobusëve.
“Autobusët e parë, 15 kanë ardhur herët, më vonë 15 të tjerë. Por, kur kanë mbërri autobusët këtu… shikoni unë jam njeri i vjetër dhe unë mund të jem daltonist mos t’i dalloj, por ju të rinjtë si nuk mund t’i vëreni ju këto. Ato autobusët me ngjyrë të verdhë, siç po i thoni ju sarit, ato janë të gjithë të njëanësum, i keni parë ju këto. Njëri është sarit me ngjyrë të qelur, tjetri është portokall. Çfarë do të thotë kjo, sot ngjyrosja e mjeteve të transportit, ato përzierja e ngjyrave bëhet me kompjuter. Por këta autobusë kanë ardhur prej një stogu në Kroaci dhe për këtë janë duke u bërë hetime”, ka thënë Ferri në emisionin “Ju Flet Prishtina” të Klan Kosovës.
Për këtë sipas Avdi Ferrit drejtuesit komunal janë nën hetime nga policia ekonomike. /Insajderi.com