Kryesuesi i KGJK-së për komentet e këshilltares së ministres Haxhiu: Të papranueshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryesuesi i KGJK-së për komentet e këshilltares së ministres Haxhiu: Të papranueshme

    Insajderi
    22 May 2022 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj në një emision ka folur rreth komentimit që u bë nga këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë kundrejt dënimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi. Zogaj tha se komentime të tilla janë të dëmshme dhe se zyrtarët duhet të rezervohen nga ato, shkruan Insajderi

    Nazlie Bala, këshilltarja politike e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, kishte reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi, u shpall fajtore dhe u dënua me tri vjet burgim e 2 mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Sipas saj, Vrenezi po mbronte interesin publik dhe kështu ky vendim ishte në mbrojtje të “uzurpatorëve”.

    Ajo shtoi se dënime si të Vrenezit nuk janë parë ndaj zyrtarëve që sipas saj janë pasuruar kundërligjshëm dhe kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, shkruan Insajderi.

    “Deputetja dhe ish zyrtarja Jetmire Vrenezi u dënua me tri vite burg për shkak se ajo mbrojti pronën publike…aq ishin veprimet e saja. Dënime të tilla nuk kemi parë asnjëherë ndaj zyrtarëve të cilët për vite radhazi janë pasuruar kundërligjshëm dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Vendimi i sotëm është në fakt mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik”, shkroi Bala

    Zogaj tha se deklarata e këshilltares së Ministres së Drejtësisë i bëri përshtypje, sepse duke e menduar kapacitetin e anëtarëve të Këshillit tha se janë shumë të rezervuar për komentime të vendimeve gjyqësore, shkruan Insajderi.

    Pasi sipas kryesuesit të KGJK-së duhet të njihet konteksti, faktet, provat dhe të gjitha çështjet për të dhënë kualifikimin dhe nga perspektiva e një këshilltari që nuk ka lidhje me çështjen. Ai këtë veprim e quajti si të dëmshëm e të papranueshëm.

    “Ka pas edhe diskutime brenda Këshillit, a do të kemi ndoshta një reagim për këto komente dhe më ka bo përshtypje komenti i një këshilltareje në mos gabofsha në Ministrinë e Drejtësisë, tash kur ne e mendojmë me kapacitetin e anëtarëve të Këshillit do me thënë jemi shumë të rezervuar me i komentu vendimet gjyqësore edhe në kuptimin profesonal të fjalës sepse duhet me njoftë kontekstin, faktet, provat, krejt çështjet, specifikat e rastit, për me dhënë një kualifikim dhe nga perspektiva e një këshilltari që nuk ka asnjë lidhje me çështjen do të thotë bëhen komente për vendimmarrjen, është tepër e dëmshme, është e papranueshme”, tha Zogaj në Tempus.

    Në anën tjetër Zogaj tha se Këshilli nuk e pa si të nevojshme dhe racionale të shkojë në një nivel të tillë të reagimeve. I njejti tha se brenda Ministrisë së Drejtësisë do të duhej të kishte vëmendje pasi publiku do të qartësohej se kur këshilltari komenton me kapacitetin e këshilltarit të ministrisë, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, Këshilli nuk e ka pa të nevojshme, të arsyeshme, me u lëshu në nivel të tillë të reagimeve, por besoj që brenda Ministrisë së Drejtësisë do të duhej të ishte në vëmendje sepse do të duhej të paktën në publik të qartësohej se kur këshilltari komenton me kapacitetin e këshilltarit të ministrit, kabinetit të ministrit dhe kur komunikon në kapacitetin e një qytetari”, tha Zogaj në “Tempus” të KTV-së.

    Ai iu bëri thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi publike, të përmbahen nga komentimet rreth vendimit të gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark