Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, të mërkurën ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të dy institucioneve që ata drejtojnë.
Gjatë takimit, ministri Kuçi pasi ka uruar prokurorin Isufaj për zgjedhjen në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka thënë së Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë angazhimin e saj që sistemi prokurorial në Kosovë të ketë infrastrukturë ligjore sa më funksionale.
Edhe kryesuesi Isufaj ka vlerësuar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Ministrin e Drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në takim i pranishëm ishte edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, i cili po ashtu shprehu gatishmërinë e tij rreth bashkëpunimit të vazhdueshëm me Këshillin Prokurorial të Kosovës.