Kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës sulmohet me shishe, policia arreston 3 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës sulmohet me shishe, policia arreston 3 persona

    Insajderi
    24 September 2025 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i paprecedentë u raportua sot te Komuna e Prishtinës, ku kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, u sulmua me shishe të çelçit.

    Autor i sulmit dyshohet të jetë asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërsa motivi i incidentit ende nuk është bërë i ditur.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur policia ka marrë informacion për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

    “Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre persona të përfshirë në rast”, tha Pllana, duke shtuar se hetimet janë ende në vazhdim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark